Përkundër një paraqitje dinjitoze, Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas ndeshjes së sotme ndaj Liverpoolit.
Interi ishte mysafir i Liverpoolit sonte në “Anfield” në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës së eliminimit direkt.
Interi fitoi 0:1 me golin e Lautaro Martinezit (’62), por epërsia 0:2 e Liverpoolit nga ndeshja e parë, nënkupton se “Të Kuqtë” kalojnë tutje.

Me këtë eliminim, Interi i vazhdon garat në Ligën e Evropës, kurse Liverpooli kualifikohet tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Këtë fazë sonte e arriti edhe Bayern Munichu që “shkatërroi” Red Bull Salzburgun me rezultat 7:1.
Lewandowski (’12,’21,’23), Gnabry (’31), Muller (’54,’83) dhe Sane (’85) i shënuan golat e fitores për bavarezët.
Ndërkaq, për skuadrën austrake, golin e nderit e realizoi Kjaergaard në minutën e 70-të.




























