Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku e ka vlerësuar tejet të rëndësishme fitoren ndaj Dritës, që sipas tij ishte plotësisht e merituar.

Drenica e mposhti Dritën me shifrat 2:1 duke ia shkaktuar humbjen e dytë rresht në kampionat.“Kjo fitore është fitore e dyfishtë kur dihet se këto ditë festohet Epopeja e UÇK-së. Është një ndër fitoret më të rëndësishme në karrierën time si trajner. Terreni ishte i vështirë për dy ekipet por arritëm të fitojmë, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë, në të cilën ishim për një nuancë më të mirë. Në të dytën, pranuam gol por arritëm ta menaxhojmë rezultatin. Mendoj se fituam me meritë dhe për këtë i përgëzojë futbollistët që nuk kursyen asgjë nga vetja”, ka thënë Lushtaku.