Mbrojtësi shqiptar, Jon Mersinaj po zhvillon një sezon fantastik me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit në elitën e futbollit kroat.
23-vjeçari së fundmi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në javën e 26-të të Superligës së Kroacisë, ku vlerësohet me notën 7,7.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, ai është aktivizuar gjithsej në të gjitha kompeticionet në 16 ndeshje, por pa mundur dot që të gjejë ende rrugën e rrjetës.
Mersinaj gjithashtu është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Laçit.




























