Chelsea ka shënuar fitore ndaj Norwich me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi shumë mirë për Chelsean që shënuan që në minutën e 3-të.

Mason Mount asistoi te Trevoh Chalobah i cili shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytën ku në minutën e 14-të, Mount shënoi për 2-0 pas asistimit të Kai Havertz.

Chelsea kishte edhe raste të tjera në pjesën e parë, por që nuk arriti të shënojë.

Edhe në pjesën e dytë Chelsea kishte raste më shumë, që rrezikuan me Mount dhe Chalobah, por që kësaj radhe nuk ishin të saktë.

Norwich u kthye në lojë në minutën e 69-të, kur fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Teemu Pukki për 2-1.

Por Chelsea shënoi edhe një herë në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Havertz shënoi për 3-1.

Milot Rashica ndërkohë u inkuadrua në pjesën e dytë, teksa u vlerësua me notën 6.3 nga “SofaScore”.