“Dardanët” nisen për në Zurich, janë gati për ndeshjen me Zvicrën

Ekipi i Kombëtares së Kosovës sot është nisur për në Cyrih të Zvicrës, atje ku nesër do të zhvillojë miqësoren e dytë për këtë vit.

Në videon e shpërndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës, “Dardanët” shihen mjaft të entuziazmuar për ndeshjen e radhës.

Kosova në ndeshjen e fundit miqësore doli me fitore 5:0 ndaj Burkina Fasos. Ndërsa, zviceranët me humbje 1:2 nga Anglia.