Cristiano Ronaldo, Raphael Varane, Edinson Cavani dhe Luke Shaw nuk ishin në mesin e 21 lojtarëve të pranishëm në hotelin Lowry, ku Manchester United po qëndronte përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier kundër Manchester Cityt.
Siç raportohet nga disa media të huaja, përfshirë prestigjiozen italiane La Gazzetta dello Sport, kjo mund të nënkuptojë se ylli portugez do të humbasë derbin e sotëm të Mançesterit kundër skuadrës së Pep Guardiolës.
Sipas gazetës britanike Manchester Evening News, Djajtë e Kuq ka të ngjarë të jenë pa shërbimet e Ronaldos për ndeshjen e sotme.
Përveç Ronaldos, mungojnë edhe te lojtarë tjerë: Cavani, Varane dhe Shaë, përcjell Telegrafi.
Asnjëri nga të katër nuk ka ndonjë problem të veçantë fizik, por të gjitha janë zgjidhje të trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.




























