Një trajner i të rinjve të skuadrës së Shakhtar Donetskut është vrarë nga bombardimet ruse, ka njoftuar skuadra ukrainase.Lajmi u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm, Palkin.“Një nga punëtorët tonë u vra të mërkurën. Trajner i të rinjve. U vra nga bombardimet e rusëve. Rusia është duke i vrarë ukrainasit, ndaleni këtë marrëzi! Nuk mund të qëndroni të heshtur, të gjithë ju do të jeni fajtor dhe përgjegjës për krimet e bëra”, ka thënë ai.Rusia është përballur me shumë sanksione qëkur ka nisur pushtimin në Ukrainë.FIFA dhe UEFA vendosën që t’i largojnë ekipet ruse dhe përfaqësuesen nga të gjitha garat, përfshirë edhe Kupën e Botës në Katar. UEFA e zhvendosi edhe finalen e Ligës së Kampionëve nga St. Petersburgu në Paris.



























