Boksieri shqiptar, Shefat Isufi ka triumfuar mbrëmë në meçin kundër Grigos Saruhanian, duke e fituar titullin e botës në WBF.

Isufi pas 12 raundeve u shpall fitues me vendim të gjyqtarëve.

Ai kishte një përkrahje të madhe nga shqiptarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë, gjë që e ndihmoi akoma më shumë në këtë fitore të madhe.

Isufi fitoi titullin e botës në WBF, ne peshën gjysmë të lehtë.