Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah thuhet se është gati për transferimin e tij të madh te Barcelona.

Ylli egjiptian është njëri nga lojtarët më të mirë në botë viteve të fundit, pasi me shkëlqimin e tij ndihmoi Reds të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.

Megjithatë, Salah vazhdon të ecë drejt vitit të fundit të kontratës së tij me Liverpoolin, pasi ende nuk janë afër një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Sipas gazetës spanjolle Sport, sulmuesi egjiptian është gati të “bëjë gjithçka” për t’iu bashkuar Barcelonës.

Gjigantët e La Ligës kanë qenë kërkues prej kohësh të yllit të Ligës Premier dhe shpresojnë se një marrëveshje mund të arrihet në afatin kalimtar të verës.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou besojnë te marrëveshja pasi klubi nga Anfield janë të detyruar të marrin në konsideratë shitjen e tij para largimit falas pas një viti.

Çmimi i Salah vlerësohet të jetë 100 milionë euro, por shitja në vitin e fundit të kontratës mund të bëhet për një çmim më të ulët.