Adriatik Rraci është emëruar Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Rraci për pesë vite ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë Menaxher i Klubit, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë edhe Drejtor Sportiv në klubin pejan. Ai po ashtu ka qenë basketbollist i klubit verdhezi të Pejës, nga grupmoshat e reja deri në ekipin e parë.

Rraci është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës.

“Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.