Antonio Conte i është ofruar Paris Saint-Germainit.

“Le Parisien” ka bërë të ditur të hënën se trajneri italian është i gatshëm ta marrë drejtimin e gjigantit francez prej sezonit të ardhshëm.

Mësohet se Conte tashmë ka kontaktuar me krerët e Parisit, të cilëve ua ka ofruar shërbimet e tij.Trajneri italian ka dhënë sinjale pozitive për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, i cili pritet të shkarkohet në fund të këtij edicioni.

Te PSG-ja nuk janë të kënaqur me punën e Pochettinos, sidomos me eliminimin në Ligën e Kampionëve.Conte ka treguar ambiciet e tij për ta udhëhequr Parisin drejt suksesit në Evropë. Aktualisht Conte është në krye të Tottenhamit dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.