Edhe pse skuadra e Lille humbi ndaj Lens me rezultat 1-2 sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova luajti një ndeshje të mrekullueshme ku arriti të asistoj në golin e vetëm për Lille.

Për të parë nga afër paraqitjen e parë si titullar për Lille kishte shkuar edhe këngëtarja e famshme nga Kosova, Loredana e cila ka publikuar në Instagramin e saj një video ku shihet 23-vjeçari gjatë takimit.