Një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot në orët e pasdites, në fshatin Radashevc të Prishtinës, shkruan VAR Kosova.

I riu që i dha fund jetës së tij është 38-vjeçari, Bajram Ferati.

Më parë, Ferati ishte çiklist dhe kontribues i madh në këtë sport.

Për vdekjen e tij ka reaguar Federata e Çiklzimit të Kosovës, që kanë ngushëlluar familjen Ferati.

Postimi i plotë:

“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kontribuesit të çiklizmit, Bajram Ferati

E nderuara familja Ferati

Me trishtim dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të ish-çiklistit dhe kontribuesit të madh të sportit tonë, Bajram Ferati.

Bajrami ishte bashkëthemelues i Klubit të Çiklizmit As Prishtina, ish-çiklist i këtij klubi dhe kontribues në zhvillimin e sportit tonë.

Ndarja e tij nga jeta është humbje jo vetëm për klubin As Prishtina, por për gjithë komunitetin e çiklizmit.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Ferati, klubit As Prishtina dhe gjithë miqve të tij.

Me respekt,

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Çiklizmit të Kosovës“.