Sot luhen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku ndeshën Llapi e Prishtina.
Takimi i parë u mbyll me fitoren e Prishtinës me rezultat 2:1 duke lënë kështu të hapur gjithçka për ndeshjen kthyese.
Drejtuesit e Llapit janë të bindur se kanë forcë për ta përmbysur këtë rezultat, derisa tashmë kanë marrë vendim që hyrja për tifozë të jetë falas në mënyrë që mbështetja e madhe mos të mungojë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Krasniqi, Emini, Ramadani, Rivera, Shabani, Selmani, Firmino, Veliu
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Mici, Pllana, Shabani, Boshnjaku, Zyba, Mankenda, E.Krasniqi, Kryeziu, John.
Takimi tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut, ku skuadra gjilanase duket e kualifikuar në finale pasi takimin e parë e mbylli me rezultat 3:0.



























