Talenti i Wolfsburgut, Laurent Marmullaku, i bashkohet Përfaqësueses U19 të Kosovës në futboll. Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës të martën.
Marmallaku do të ftohet me ekipin U19 të Kosovës, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi. Futbollisti i klubit gjerman synon që në të ardhmen ta përfaqësoj edhe ekipin “A” të Kosovës.
“Në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipet tona kombëtare. Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.




























