Barcelona u eliminua mbrëmë nga Europa League, ku u mposht nga Eintracht Frankfurt, por një postim i bërë në Twitter ka marrë vëmendjen e gjitha fansave edhe pse ky postim nuk ka lidhje me ndeshjen, por me merkaton.

Gazetari i njohur Gerardo Romeo i ka kthyer tifozëve shpresat se një ish-lojtarë që ka mbajtur veshur fanellën blaugrana gjatë merkatës së verës do të rikthehet në “Camp Nou”.

Kam ka mjaftuar që tifozët të aludojnë se ky rikthim mund të jetë idhulli i të gjithë tifozëve të Barcelonës, Lionel Messi, i cili u largua verën e kaluar drejt PSG, aty po argjentinasit nuk ka gjetur formën e tij më mirë. Mbetet të shihet nëse do të jetë pikërisht 34-vjeçari lojtari për të cilin ka aluduar Romeo.