Sot (e premte) do të zhvillohen dy ndeshje interesante që janë në program për t’u zhvilluar, në kuadër të xhiros së 33-të në Seria A.

Do të zhvillohen dy ndeshje që padyshim priten të jenë interesante pasi të dy skuadrat janë në luftë pë titull.

Fillimisht, Interi do të takohet me Spezian si mysafir, me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Stadio Alberto Picco”.

Interi është e dyta me 66 pikë, kurse Spezia e 15-ta me 33 pikë.

Skuadra e Inzaghit synon vetëm fitoren me qëllim që të vazhdojnë garën për titull, kurse Spezia do të mundohet të shkaktojë befasi si mysafire.

Në ndeshjen tjetër, Milani do të takohet me Genoan, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro”.

Milani është lider në tabelë me 68 pikë, kurse Genoa është e parafundit me 22 pikë.

“Kuqezinjtë” synojnë të rikthehen te fitoret pasi në dy ndeshjet e fundit ka luajtur baras dhe kështu që të vazhdojnë më tutje lidershipin.