Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje të thellë nga Norvegjia me rezultat 5:1.
Ndeshja u zhvillua në Sandefjord të Norvegjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.
Të kujtojmë se në këtë takim ka debutuar trajnerja suedeze në bankinën e Dardaneve, Karin Anneli Andersen e cila po e zëvendëson Aferdia Fazliu e cila u largua muaj më parë.
Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Erleta Memeti. Ekipi ynë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara ka katër pikë dhe është në vendin e parafundit në Grup.



























