Barcelona po synon të përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas “Marcas”, objektivi kryesor i drejtuesve të klubit spanjoll mbetet sulmuesi Robert Lewandowski.
Krerët e klubit kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit dhe shpresojnë ta bindin polakun të transferohet në “Camp Nou”.
Lewandowskit kontrata me Bayern Munichun i skadon në vitin 2023.
33-vjeçari nuk ka vazhduar ende kontratën me “bavarezët”.




























