PSG është surprizuar nga skuadra e Lens në takimin e javës së 34-të të Ligue 1. Të besuarit e Mauricio Pochettino kaluan të parët në avantazh me anë të Messit, me argjentinasin që shënoi një gol skpetakolar nga distanca në minutën e 68-të.
Miqtë shtangin skuadrën pariziene vetëm 2 minuta nga fundi i takimit, teksa gjejnë golin e barazimit me anë të Jean 88-të.
Me këtë barazim, gjithsesi PSG shpallet kampione për herë të 10-të në Ligue 1, teksa skuadra pariziene barazon St Etienne për numrin e titujve të fituar në Francë., ndërsa Lens renditet në vendin e 7-të me 54 pikë.
Me këtë trofe, Messi arrin në kuotën e 39 trofeve personale, vetëm tre më pak se rekordmeni Alves.



























