Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar.

Në minutat e fundit të takimit, më saktë në minutën 90+5, Gjilani arriti të barazojë rezultatin me anë të portierit, Enea Koliçit. Ai shënoi pas një goditje nga këndi.

Në fushë hynë edhe tifozët mysafirë, ku nga pamjet e ART Motion shihet se Stivi u godit nga një tifoz.

Një huligan, që i erdhi nga prapa, kapi për fyti dhe e rrëzoi portierin e Ballkanit Stivi Frashëri. Ndërkohë një tjetër e shkelmoi derisa Frashëri ishte në tokë.

Stivi Frashëri mbeti i lënduar dhe u dërgua me ndihmën e shpejt në spital, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Skifterat” ishin nikoqir të “Xherbailave” në derbin e javës së Superligës së Kosovës që u zhvillua  në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan.

Ballkani nuk ia doli të triumfojë, anipse mbajti epërsinë deri në minutat e fundit.

Golin për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi, i cili realizoi pas 30 sekondave pasi filloi ndeshja.