Barcelona tashmë do të ketë një sponsor të ri dhe ai do të jetë Spotify, një kompani muzikore.

Ditën e sotme klubi katalanas ka publikuar edhe detajet e këtij bashkëpunimi, teksa nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare zbulohet gjithçka.

Spotify do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23 dhe për katër sezonet e ardhshme.

Kompania Spotify do të sponsorizojë gjithashtu fanellat e stërvitjeve duke filluar nga sezoni 2022/23 për tre sezonet e ardhshme.