Mauricio Pochettino i ka minutat e numëruara në Paris, pasi në fund të sezonit pritet të largohet nga PSG edhe pse ditën e djeshme fitoi titullin në Ligue 1.Eliminimi nga Champions League duket se ka vendosur edhe fatet e teknikut argjentinas në krye te skuadrës franceze.

Sipas “La Parisien” raportohet se ditën e sotme mes drejtuesve të PSG-së dhe Pochettinos ka pasur një takim dhe dukshëm mes palëve nuk ka dëshirë për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

“La Parisien” vazhdon më tej edhe me zëvendësuesin e Pochettinos, ku theksohet se Zinedine Zidanë vazhdon të jetë në “pole-position” për të marrë drejtimin e PSG, por as Antonio Conte nuk qëndron pas, pasi tekniku i Tottenham është i gatshëm të “braktisë” “Spursat” për një kontratë 2 vjeçare me gjigandët e Ligue 1.