Një nga talentët me të ardhme të ndritur në futbollin anglez, Sam Harding ka humbur jetën tragjikisht në moshën 20-vjeçare.

Futbollisti i ndjerë u godit nga një automjet në Warrington, Cheshire, njofton TheSun.

Harding u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të marra.

Bëhet e ditur se një 21-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka shkaktuar vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm.

Harding luajti për disa, duke përfshirë FC United of Manchester, Glossop North End, Ashton Athletic dhe Prescot Cables.