Adnan Januzaj ka konfirmuar largimin nga Real Sociedadi. Sulmuesi i krahut ka falënderuar ekipin spanjoll për vitet e kaluara tek ai. Januzaj ka bërë një postim emocional të martën në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.
“Pesë vjet më parë arrita në këtë qytet. Isha i nervozuar e i frikësuar. Por e zbulova atë që tani është familja ime e dytë. Rrugët tona ndahen dhe unë jam i mbushur me trishtim”, ka shkruar Januzaj.
27-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë nga klubi spanjoll. Reprezentuesi i Belgjikës nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Sociedadin.




























