Bayern Munichu dhe Liverpooli mund të bëjnë shkëmbim të lojtarëve.

Sipas “SkySport Germany” drejtuesit e klubit gjerman i kanë propozuar klubit anglez shërbimet e Serge Gnabryt për të arritur te Sadio Mane.

Gnabry do të largohet nga kampioni gjerman pasi klubi nuk i ka plotësuar kushtet për vazhdimin e kontratës.

Kontrata e Gnabryt skadon në vitin 2023. Situatë e ngjashme është edhe me senegalezin, Mane.