Pas formës së mirë të sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqi, siç duket skuadra e Mallorcas ka ndryshuar mendim për futbollistin dhe dëshiron ta blejë kartonin e tij.
Megjithatë, skuadra e Mallorcas, ka në kërkesë për Lazion. Kërkon nga skuadra italiane për zbritje të çmimit.
Në rast se dështon blerja e tij Muriqi do të kthehet fillimisht te Lazio, ndërsa më pas duket se është e përfunduar transferimi i tij në Superligën Turke te Fenerbahçe ose Galatasaray.
Muriqi i transferuar në Spanjë gjatë muajit janar ka një karton në vlerë prej 12 milionë eurove të vendosur nga Lazio, por sipas mediave spanjolle ishullorët janë të gatshëm të japin vetëm 10 milion për sulmuesin kosovar.
Futbollisti 28-vjeçar ka krijuar edhe një lidhje të mirë me tifozët e Mallorcas dhe të gjithë kërkojnë që ai të qëndroj më gjatë.




























