Thomas Strakoshën e presin në Premier League, ndërkohë që një ditë më parë pas ndeshjes ndaj Verona bëri xhiron rreth stadiumit dhe u përshëndet me tifozët e Lazios.

Portieri i kombëtares shqiptare ikën i emocionuar, ndërkohë që nga ana tjetër nuk mund të mos i shkruajë ca radhë për këtë eksperiencë të gjatë në kryeqytetin italian.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Strakosha shkruan: “Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre