Flamuri i Kosovës është në mesin e shumë flamujve të shteteve, të cilat janë vendosur në fanellat speciale të kombëtares së Ukrainës.

Këto fanella do të veshën nga futbollistë ukrainas në ndeshjet miqësore para play-offit të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Paratë e fituara nga shitja e këtyre fanellave do të kalojnë në fondin “United24”, të cilat do të shfrytëzohen për të rindërtuar Ukrainën.

Kështu njoftoi kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrii Pavleko.

Ukraina është një nga vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendi ynë ka shprehur përkrahje në forma të ndryshme pas shpërthimit të luftës më 24 shkurt.