Kosovare Asllani sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra e Real Madridit këtë verë. “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se ishte futbollistja ajo që nëpërmjet një postimi në Twitter ka paralajmëruar largimin nga Madridi. Ajo ka kontratë me Realin deri në verë dhe pritet që karrierën ta vazhdojë diku tjetër si lojtare e lirë.

“Transferimi i parë. Goli i parë. ‘Hat-tricku’ i parë. Hera e parë në Ligën e Kampionëve. Fillim i panjohur, përfundim i paharrueshëm”, ka shkruar Asllani.

Asllani ishte pjesë e Realit prej sezonit 2019/20, kur ekipi nga Madridi njihej me emrin Tacon.

Këtë edicion, Asllani ka shënuar pesë gola në 20 paraqitje për Realin në të gjitha garat. Në total, reprezentuesja e Suedisë ka realizuar 26 gola në 66 ndeshje të luajtura gjatë tri sezoneve.