Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u bënë sërish me fëmijë përpara ca javës, teksa sollën në jetë vajzën e tyre të vogël, ndërsa fatkeqësisht binjaku i sapo lindur nuk mundi të jetonte.

Çifti i njohur ditën e sotme ka bërë publike edhe emrin e të voglës së tyre, teksa kanë zgjedhur ta pagëzojnë me mërin Bello Esmeralda.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, ylli i Manchester United shihet së bashku me familjen, ndërkohë që në krah mban vajzën e sapolindur.

Krahas fotos Ronaldo shkruan “Përgjithmonë Dashuri…” së bashku me një zemër dhe një emoji lutjeje.