Liverpool është në finalen e Champions League.

Mbrëmë ata e mposhtën Villarealin në “El Madrigal” me rezultat 2:3.

Por, jo gjithçka shkoi mirë fillimisht për “The Reds” pasi që “Nëndetësja e verdhë” krijoi epërsinë prej 2:0, me golat e Dia dhe Coquelin.

Ekipi i Jurgen Klopp, ndryshoi komplet në pjesën e dytë duke arritur ta rikthejë ndeshjen në favor të tyre.

Fabinho në minutën e 62-të e nisi rikthimin e ekipit anglez.

Rezultatin e barazoi Diaz, pesë minuta më vonë.

E për epërsinë e Liverpoolit realizoi Mane në të 74-tën.

Pas ndeshjes ylli i ekipit nga “Anfield Road” Mo Salah, deklaroi se dëshiron hakmarrjen ndaj Realit të Madridit.

“Dua të luajë kundër Real Madridit. Nëse po më pyetni mua personalisht, dua ta kem përball Realin”- tha ai pas ndeshjes.

Real Madrid dhe Liverpool ishin përballur në vitin 2018-të në Kiev të Ukrainës, ku “Los Blancos” kishin triumfuar me rezultat 2:1.

Në këtë ndeshje Mo Salah ishte larguar nga loja për shkak të lëndimit të krahut, nga ana e mbrojtësit Sergio Ramos.

Ndërkaq sonte në “Santiago Bernabeu”, madrilenët do ta kenë përball Manchester Cityn, në kërkim për biletën e fundit për finalen e Championsit.

Javën e kaluar “citizens” triumfuan me rezultat 4:3.

E sonte mbetet të shihet se kush do të dal përball Liverpoolit.