Arsenali ka pësuar humbje ndaj Newcastle United, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 37-të në Premier League.
Pas ndeshjes ka folur Granit Xhaka, i cili ka thënë se nuk kanë bërë atë që ishte në plan të lojës.
“Ne nuk bëmë atë që ishte plani i lojës, duke mos dëgjuar trajnerin, duke mos bërë gjërat tona. Ajo që ndodhi ishte një shfaqje fatkeqësie. Ne nuk e meritojmë të luajmë Champions League. Ne nuk e meritojmë as të luajmë Europa League. Është shumë e vështirë për ta kalur këtë”, është shprehur Xhaka.
“Nëse dikush frikësohet të luajë në këto lojë, ai duhet të rrijë në shtëpi”.



























