Borussia Dortmund ka vendosur për trajnerin e ri, pas shkarkimit të Marco Rose. Verdhezinjtë kanë dalë me deklaratë zyrtare.
Edin Terzic është graduar trajner i gjermanëve dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025. Në të shkuarën ai ka qenë përkohësisht trajneri i Dortmund.
Gjermano-kroati ka qenë për disa vite skaut te verdhezinjtë dhe ndihmëstrajner te moshat dhe tani i jepet mundësia të punojë si trajner në një klub që e njeh mirë.




























