Sulmuesi Sadio Mane është tërhequr nga komentet e tij për largimin nga Liverpooli, mes raporteve që e lidhin me Bayern Munichun dhe Paris Saint-Germainin. Mane ka këmbëngulur se ka shumë respekt për klubin e Liverpoolit.
Mane ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Liverpoolin dhe nuk ka pasur asnjë shenjë për një vazhdim të kontratës, duke çuar në dyshime të mëdha për të ardhmen e tij në “Anfield”.
“Liverpooli është një klub që e respektoj shumë. Tifozët më pritën me ngrohtësi që nga dita e parë. Për të ardhmen do të shohim. E dini, ju më keni vënë në telashe me tifozët e Liverpoolit”, deklaroi Mane.
Ai më herët kishte deklaruar se do të dëgjojë vullnetin e senegalezëve për të ardhmen e tij. Por, tani ka thënë se ka bërë shaka.




























