Romelo Lukaku nuk e gjeti veten te Chelsea, ndonëse qëllimi i tij verën e shkuar kur u largua nga Interi, ishte që të fitonte sa më shumë trofe me “blutë” e Londrës.

Tashmë rreth një vit më pas, belgu ka gjetur dakordësinë e të dyja klubeve, Chelsea-t dhe Inter-it, që të rikthehet të “ziklatërit”, ndonëse në formë huazimi.

Megjithatë duket se sulmuesi nuk është aq i mirëpritur sa mendohej te italianët.

Tifogrupi kryesor i Inter-it ka protestuar për këtë rikthim të 29-vjeçarit.

Në një postim në rrjetet sociale ata kanë bërë thirrje që në asnjë lloj forme të mos tregojnë mbështetje ndaj belgut kur të zbresë në fushën e lojës me fanellën “zikaltër”.

“Ai trajtohej si mbret, tani ai është vetëm një nga shumë. Ai na tradhtoi.”- shkruhet në reagimin e tyre, bëjnë me dije mediet italiane.