Nënkryetarja e parë grua e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka vizituar klubin e futbollit për femra, “Prishtina”, transmeton VAR Kosova.

Sahatçiu ta takuar vajzat e reja që ushtrojnë futboll pesë herë në javë te KFV “Prishtina”, duke shkruar se është ndjerë e vogël karshi vullnetit të çikave që thyejnë stigma çdo ditë.

“Njihuni me 3 çika t’fshatit Rimanishtë që ushtrojnë futboll me mish e me shpirt 5 herë n’javë. Bleona, në të djathten time në foto, anëtare e vetme jo-shurdhmemece në familjen e saj t’madhe.Ndihem e vogël, po shumë e vogël, karshi vullnetit t’çikave që thejnë stigma çdo ditë. ? Sonte u shkriva. Deri në fotot tjera nga super takimi me plot e përplot çika t’KFV “Prishtina” sonte; natën e mirë Prishtinë, çikat t’a zbardhën ftyrën” – shkroi ajo.

May be an image of 4 people, people standing and sky