Drita do ta luajë sonte ndeshjen e kthimit kundër Inter Turkut, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e pare, ekipi kosovar e ka humbur në Turku 1:0.Drita ka publikuar edhe formacionin startues ndaj ekipi finlandez, ku shihen tri ndryshime në përbërjen e parë nga ndeshja e javës së kaluar.

Kastriot Selmani, Muharrem Jashari dhe Tun Bardhoku startojnë nga minuta e parë.Në portë do të jetë sërish Faton Maloku, në mbrojtje, Besnik Krasniqi, Pirnc Balde, Ardian Limani dhe Tun Bardhoku që do ta zëvendësoi Ilir Blakçorin e ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë.