Sporti i skive edhe pse jo ndër më popullorët në vend, po rrit ndjeshëm ambiciet dhe rezultatet, falë punës së Federatës, që është përqendruar si në evidentimin dhe ndihmën e talenteve që jetojnë dhe janë stërvitur jashtë Shqipërisë, ashtu dhe në natyralizimin e atleteve të huaj që garojnë tanimë për Shqipërinë.

Nga një prej tyre, nga Kili i largët vijnë rezultate të jashtëzakonshme për ngjyrat Kuq e Zi. Skiatorja Lara Colturi, vetëm 16 vjeç, arrin të triumfojë në garën e saj të parë për Shqipërinë ne Slallomin Gjigant. Lojtës Videosh00:0000:16

Ajo ka bërë një garë të jashtëzakonshme duke lënë pas çdo kundërshtare me më shumë se 6 sekonda. Lara është natyralizuar si Shqiptare vetëm pak muaj më parë dhe është vajza e ish medalistes Olimpike Italiane, Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federates Shqiptare të Skive.

Për t’u theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikësh, i cili është edhe rekordi i pikëve të një sportisti Shqiptar. Lara bashkë me stafin e saj, do të qëndrojnë në Amerikën Latine deri në fund të Shtatorit ku do të zhvillojë më shumë se 10 gara për të vazhduar më pas stërvitjen në Itali.

Me këtë supertalente FSHS dëshiron që ta çojë sportin e Skive në majat më të larta.