Pasi konfirmoi datën 25 gusht, për ndeshjen e tij të radhës, e cila më në fund pas shumë përpjekjeve do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Florian Marku tanimë ka bërë publik edhe kundërshtarin.
Në Atdhe, Marku do të tentojë titullin e dytë në karrierën e tij në WBC Silver Interim dhe përballë do të ketë boksierin meksikan, Miguel Perra.
Marku i ka bërë sërish ftesë shqiptarëve nëpërmjet postimi në “Facebook” që të jenë të gjithë në stadium.
Gjithashtu “Albania King” informon se biletet do të dalin në shitje ditën e enjte në orën 10:00, dhe mund të blihen në këtë link.



























