Barcelona dhe Leeds Unitedi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Raphinhas.
Sipas Goal.com, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t’u mbyllur transferimi. Sipas këtij mediumi, Barcelona do t’ia paguajë Leedsit 71 milionë euro për sulmuesin brazilian.
Pagesa do të bëhet me këste për shkak të situatës jo të mirë financiare te Barça.
Barcelona e ka fituar garën me Chelsean që po ashtu kishte shfaqur interesim për Raphinhan.
Dëshira e lojtarit ishte që të realizojë ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”.
Menaxher i Raphinhas është Deco, ish-futbollist i Barcelonës dhe Chelseat.





























