AC Milan dhe PUMA kanë prezantuar fanellën e re si vendas për sezonin 2022/23, e cila i referohet modelit të zakonshëm të fanellave të të gjitha kohërave, me vija kuq e zi.

Padyshim në fanellë është flamuri italian, pasi Milan është shpallur kampion gjatë sezonit të kaluar.

Në anën e pasme ka shkrimin ” Sempre Milan”.

Edhe këtë vit stili është i padiskutueshëm dhe këmisha bashkon brezat e ndryshëm.

Prezantimi është bërë përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën janë të pranishëm disa nga protagonistët e kuqezinjve të veshur me veshjen e re, përfshirë Olivier Giroud, Sandro Tonali, Fiyako Tomori, Rafael Leao, por edhe Zlatan Ibrahimovic

Image

.

Image