Jonthan Bornestein, mbrojtësi i krahut i cili luan për Chicago Fire, skuadër kjo ku bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri është bërë viral në internet, transmeton VAR Kosova.

Amerikani 37 vjeçar ka ngatërruar ‘dritaren’ në Whatsapp duke i shënuar bashkëlojtarëve një mesazh i cili ishte menduar për gruan e tij.

“Mirëdita dashuria ime. Të dua…” – shkroi ai.

Pastaj bashkëlojtarët e kanë vazhduar shakan duke i shkruar se edhe “ata e duan Jonnyn shumë”