Barcelona do t’i vazhdojë përgatitjet para sezonit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pa trajnerin Xavi Hernandez.

Skuadra e kreu stërvitjen e fundit në Barcelonë dhe të shtunën në mëngjes është nisur drejt SHBA-së.

Gerard Pique është kthyer në stërvitje me grupin, të cilit për herë të parë iu bashkua edhe transferimi i ri, Raphinha.

Barcelona do t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore, ndërsa të parën do ta luajë më 19 korrik kundër Inter Miamit.

Sipas mediave lokale, arsyeja e ndalesës së Xavit në këtë udhëtim ka qenë vizita në Iran për më shumë se tre herë. Xavi ishte trajner i skuadrës Al-Sadd në Katar.

Ndërkohë, u raportua po ashtu se Xavit iu mohua hyrja në SHBA për shkak të problemeve administrative me pasaportë.

Nga miqësoret që do t’i luajë në SHBA, Barcelona do të ballafaqohet edhe me rivalin, Real Madridin.