Leeds United është futur në garë për ta transferuar Mërgim Berishën.

Futbollisti kosovar është vënë në listën e transfereve të Fenerbahçes dhe është në kërkim të klubit të ri.

Dhe, mediumi turk “Tenisafak” raporton se klubi i Premierligës e ka bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për sulmuesin nga Suhareka.

Leedsi është në kërkim të lojtarëve pas largimeve të yjeve si Kalvin Phillips e Raphinha.

Ndërkohë, Fenerbahçe i kërkon 5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit U-21 të Gjermanisë.