Presidenti i Barcelonë, Joan Laporta ka bërë tifozët e katalanasve të “ëndërrojnë” me deklaratën e fundit.
Numri një i klubit nuk e ka harruar Lionel Messin dhe pas një viti nga largimi i argjentinasit, Laporta ka theksuar se ndihet borxhli ndaj tij, ndërsa shton se ende shpreson se historia e 35-vjeçarit me spanjollët nuk është mbyllur.
“Mendoj dhe shpresoj se epoka e Messit te Barcelona nuk ka përfunduar. Mendoj se është në përgjegjësinë tonë që të vazhdojmë të mbajmë të hapur këtë kapitull.



























