E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon të mbetet pezull, me portugezin që e ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga Manchester United, pasi kërkon të luajë në Champions League.
Një nga skuadrat që është lidhur kohët e fundit me transferimin e CR7 është edhe Atletico Madrid.
Por, tifozët e klubit spanjoll janë shprehur kundër transferimit në “Wanda Metropolitano”, shkaku se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një ikonë e rivalëve të tyre, Real Madridit



























