Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të tretë të Champions League.

Nga skuadrat shqiptare është vetëm Shkupi në këtë kompeticion, i cili do të mësojë kundërshtarin nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Zagreb-it.

Skuadra e Shkupit ndodhej në minigrupin e parë ku pritej të kishte emra të mëdhenj në rast kualifikimi.

Në rast se kualifikohet ndaj Dinamo Zagreb-it, Shkupi do të përballet me fituesin e Ludogorets-Shamrok Rovers.