Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Barcelona ka transferuar tashmë emra si Robert Leëandoëski, Raphinha, Andreas Christensen dhe Franck Kessie.

Megjithatë, klubi nga Camp Nou nuk synon të ndalet pasi dëshiron të përforcohet edhe më shumë për të luftuar për çdo trofe këtë sezon.

Njëri nga objektivat dhe dëshirat kryesore të Xavit është yllit i Cityt, portugezi Silva, i cili thuhet se do të transferohet në Camp Nou.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Barcelona ka arritur një marrëveshje me Bernardo Silva për kushtet personale.

Megjithatë, transferimi i yllit portugez nuk do të jetë i lehtë pasi ende ka dy pengesa.

Njëra është shitja e mesfushorit Frenkie de Jong dhe tjetra pengesë është të bind Cityn. /Telegrafi/