Barcelona kërkon edhe një herë ndihmën e veteranëve dhe emblemave të klubit, Gerard Pique dhe Sergio Busquets, që të pranojnë edhe një herë ulje të pagave.

Dy futbollistët janë ende dy nga lojtarët më të paguar në skuadër dhe duke ditur se ata janë në vitin e fundit të kontratës, atyre u është kërkuar nga bordi i Laportës një “favor” për uje të pagës.

Çështja te Barcelona është më serioze nga sa duket pasi për të regjistruar blerjet e reja disa nga futbollistët do duhet të ulin rrogat, veçanërisht Busquets dhe Pique